Listës së objekteve që do të mbeten në pasurinë e trashëgimisë kulturore dhe historike në komunën e Hanit të Elezit do ti shtohet edhe objekti i shkollës së vjetër të fshatit Krivenik. Duke qenë ndër shkollat më të vjetra të komunës së Hanit të Elezit, ky objekt shkollorë do të mbanë të shënuar veprën e Dëshmorit Ilaz Thaçit ushtarë i UÇK-së i cili është vrarë gjatë granatimit të fshatit Krivenik nga ana e ushtrisë Maqedone gjatë konfliktit me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare me 29 Mars të vitit 2001 duke u munduar që ti shpëtoj fëmijët e shkollës të fshatit Krivenik. Në këtë ngjarje tragjike humbën jetën edhe bashkëfshatarët e tij Baki Krasniqi dhe Arif Thaçi, si dhe gazetari Karem Lewton. Objekti i rinovuar ka mbajt arkitekturën autentike dhe do të destinohet si objekt muze. Ky projekt është realizuar në kuadër të planifikimeve të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2020.