Shkolla fillore “Fehmi Rama” në Likoc kremtoi përvjetorin e 91-të

Shkolla fillore e fshatit Likoc të komunës së Skenderajt ka kremtuar 91 vjetorin e saj si dhe ka përkujtuar 17 vjetorin e rënies së dëshmorit Fehmi Rama, emrin e të cilit e mban kjo shkollë.

Në këtë kremte ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë. Ai i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e ditës së shkollës, si dhe ka përshëndetur familjen e dëshmorit Fehmi Rama.

Drejtori i shkollës Arben Kadriu ka prezantuar të arriturat e shkollës dhe ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit dhe nxënësit e dalluar.

Para të pranishmëve nxënësit e shkollës “Fehmi Rama” shfaqën një program të pasur artistik.

Paraprakisht Nënkryetari Nura bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varreve të dëshmorëve të Likocit dhe pranë bustit të dëshmorit Fehmi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …