Në 36-vjetorin e demonstratave të marsit e prillit të vitit 1981, më 2 prill 2017 në orën 11.00 në Kinemanë ABC, në Prishtinë, përurohet filmi dokumentar “Për ty Atdhe” kushtuar dëshmorit, Naser Hajrizi. Ndërsa 3 prill 2017, Drejtoria e shkollës “Gjin Gazulli” në Prishtinë do të mbajë një akademi përkujtimore për ish-nxënësit e shkollës Normale: Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Akademia mbahet në amfiteatrin e shkollës duke filluar në orën 12 e 30.
