Shkolla në Berishë, do të jetë e gatshme për shtator

Fshati Berishë, deri më 1 shtator të këtij vitit, do të ketë të gatshëm objektin e ri të shkollës, për fillimin e vitit të ri shkollor, pasi punimet në ndërtimin e shkollës, janë në përfundim e sipër. Punimet në këtë shkollë, i ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me drejtorin e urbanizmit, Ahmet Morina. “Punimet kanë ecur mirë dhe ky objekt do ti plotësoj në tërësi nevojat e nxënësve të fshatit Berishë dhe Fshatit të Ri. Deri në këtë vit, në objektin aktual, nxënësit nuk kanë pasur kushte për mësimnxënie, por as arsimtarët për mësimdhënie, pasi objekti nuk i ka plotësuar as kushtet minimale për zhvillim të procesit mësimor”, tha kryetari Begaj. “Ne jemi të përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira në shkollat tona dhe rritjen e cilësisë në mësim, dhe ndërtimi i objekteve shkollore sipas standardeve është hapi i parë për arritjen e këtij objektivi”, tha Begaj, i cili shprehi edhe kënaqësinë e tij për ecurinë e punimeve dhe arritjes së këtij qëllimi.

Në anën tjetër, drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, si përgjegjës për realizimin e projekteve infrastrukturore, tha se “punimet deri më tani kanë shkuar sipas ecurisë së planifikuar dhe deri më 1 shtator, kjo shkollë do të jetë e gatshme për pranimin e nxënësve brenda dhe zhvillimin e procesit mësimor”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …