Shkolla në Gexhë, gati për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtor kanë  përuruar renovimin e plotë të hapësirave të brendshme të ShFMU “Skënder Kastrati”, paralelja e ndarë në Gexhë. Ky objekt shkollor duket si të jetë i ndërtuar tani. Aty janë krijuar kushte të mira për mësim për nxënësit dhe për mësimdhënësit. Punimet e jashtme të shkollës u realizuan muaj më parë (eficienca e energjisë), ndërsa brendësia e objektit është në nivelin e duhur për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Me këtë rast kryetari Latifi i ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për një vit të suksesshëm dhe plot arritje. Kryetari Latifi tha se ky investim është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë për të ofruar arsim cilësor dhe për t’i ngritur standardet në mësimdhënie dhe në mësimnxënie.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe ndriçimi

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …