Shkolla shqipe dhe lufta e UÇK-së ia sollën lirinë Kosovës

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, me bashkëluftëtarë dhe drejtues të qeverisë lokale, ditën e 2 Qershorit e nisi me nderime të dëshmorëve të Kosovës, Ibrahim Mazreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu dhe Milaim Beha, që ranë në këtë ditë për t’u rilindur. Ai mes tjerash theksoi: ”Me nderimin e dëshmorëve të kombit që ranë për lirinë e Kosovës, tash e 24 vite më parë, sot rikujtojmë kujtimet e tyre edhe studentore si me heroin e Kosovës Ibrahim Mazrekun ku edhe isha i ulur në bankat e studimeve të Universiteti të Prishtinës, kujtoj si sot ai jo vetëm që ishte ‘Tornado”, por ishte edhe snajperist i zoti që dridhte ushtrinë pushtues të Jugosllavisë, prandaj kemi obligim t’u flasim nxënësve dhe pasardhësve tanë për heroizmat e luftëtarëve tanë  në përballje me armikun me të vetmin qëllim që dhanë edhe jetën, për lirinë e Kosovës”. Kurse Arbëreshë Krasniqi, e para e arsimit tha: ”Dita e ramjes dhe dita e rilindjes  së dëshmorëve, është personifikimi  më sublim, pasi shkollat tona janë të emëruara me emrat e dëshmorëve të cilët u bënë gurthemeli i lirisë së Kosovës”. Ndërsa Metush Kryeziu nga shoqatat e luftës së UÇK-së dega në Malishevë, tha” 16 Qershori i 98 -tetës dhe 16 Qershori i 99 -tës për Malishevën është i veçantë pasi simbolizon fuqishëm dëshmorin e parë dhe të fundit të rënë për çlirimin e Kosovës. Për të arriturat e SHFMU ”Ibrahim Mazreku”, foli drejtoresha Rrezarta Mazreku, kurse nxënësit shfaqën program të bukur artistik.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …