Në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit, drejtori i Arsimit z. Besnik Hulaj ka zhvilluar takim pune me drejtorët e shkollave ku u diskutua për fillimin e procesit mësimor për vitin e ri shkollor 2023-2024. Në këtë takim u tha se Komuna e Deçanit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor dhe është e gatshme që procesi mësimor të filloj më 1 shtator. Problem i theksuar për këtë vit shkollor është furnizimi i nxënësve me libra. Ky proces nuk është përgjegjësi e Komunës por e Ministrisë së Arsimit andaj DKA dhe drejtorët e shkollave i kanë bërë thirrje nivelit qendror që të bëjë zgjidhje sa i përket furnizimit të nxënësve me libra shkollor.