Shkollat e mesme të Suharekës kanë vend për 1.244 maturantë

Ka filluar procedura e regjistrimit të maturantëve në Shkollat e mesme të Suharekës dhe për maturantë, janë 1.244 vende të lira dhe atë në gjimnaz 448 nxënës, Shkollë teknike 444 dhe në atë profesionale 352 nxënës”, kështu u tha në takimin e rregullt të sigurisë lokale, të cilën e kryesoi Rexhep Kuçi, nënkryetar i  komunës së Suharekës. Ai ka bërë të ditur edhe punët dhe aktivitetet tjera që janë zhvilluar gjatë javës që shkoi, si shënimi i 13 Qershorit – Ditës së çlirimit, për vizitën e mjekëve amerikanë  dhe për nënshkrimin e kontratave të katër bizneseve për hapësirat në Zonën Industriale në Shirokë. Ndërkaq, për gjendjen e sigurisë në komunë dhe për rastet që kanë ndodhur ka raportuar përfaqësuesi i Stacionit policor në Suharekë, Haxhi Kabashi, toger, i cili ka thënë se gjatë javës kanë ndodhur këto raste: 2 aksidente trafiku, 2 raste te vjedhjeve, 6 raste të lëndimeve trupore, 1 armbajtje pa leje, 1 kanosje në Shirokë, 2 dhunë familjare, 1 sulm fizikë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …