Shkon në 60 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Malishevë

Bazuar në rezultatet e testimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, edhe dy pacient nga Komuna e Malishevës, janë shëruar, duke e quar numrin e të shëruarve në 60 persona. Në ditët në vijim, pritet që edhe pacientët tjerë të shërohen, pasi janë në proces e sipër të shërimit dhe Malishevës çdo ditë e më tepër po i vijnë lajme të mira, sa i përket situatës me COVID-19. Shërimi i dy pacientëve nga Malisheva, është konfirmuar nga komunikimi zyrtar i Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Pas këtij lajmi, në emër të Shtabit Emergjent në Malishevë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka uruar dy të shëruarit, si dhe pacientëve në pritje për shërim, ju ka dëshiruar shërim të shpejt. Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga 76 të prekur, 60 janë shëruar, në shërim e sipër janë edhe 15 persona, ndërsa një person ka pësuar me fatalitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …