Shkrimtari, Abdulrazak Gurnah nga Tanzania të enjten është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2021. Akademia e vlerësoi Gurnah “për depërtimin e tij pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në hendekun mes kulturave dhe kontinenteve”. I lindur në Zanzibar në 1948, Gurnah mbërriti në Angli si refugjat në fund të viteve 1960. Ai është autor i 10 romaneve dhe disa tregimeve të shkurtra. Gurnah ishte profesor i letërsisë angleze dhe postkoloniale në Universitetin e Kentit, Canterbury, deri sa doli në pension.
Kontrolloni gjithashtu
Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara
Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …