Në Ditëlindjen e 80-të të veprimtarit të shquar, Profesor Ukshin Hoti, që u shënua, duke u bazuar në kontributin e madh dhënë kulturës kombëtare, ndikimin e akontestueshëm të tij në afirmimin e vlerave kulturore e historike të kombit shqiptar në botë, si dhe rolin e madh në ndërgjegjësimin e opinionit botëror për çështjen shqiptare, Komisioni komunal për vlerësimin e propozimeve për ndarjen e dekoratës “Ukshin Hoti”, kjo DEKORATË i jepet shkrimtarit të shquar shqiptar me përmasa botërore, ISMAL KADARE, me këtë motivacion:
“Në vlerësim të veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës, të historisë e të letërsisë shqiptare, të edukimit të brezave në frymën atdhetare, si dhe për meritat e veçanta për ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për fatin e Ukshin Hotit. Për kontributin e çmuar letrar-artistik dhe afirmimin botërisht të vlerave të kulturës e të traditës autoktone shqiptare, si dhe për përpjekjet e parreshtura intelektuale për liri e mbrojtje të trojeve shqiptare”.