leoni

Nusret Pllana: Promovimi i veprave që denoncojnë barbarinë në shkallë gjenocidale, nga Serbia nazi-fashiste e gjakatare!

Nusret Pllana: Promovimi i veprave që denoncojnë barbarinë në shkallë gjenocidale, nga Serbia nazi-fashiste e gjakatare!

Në sallën e mbushur nga kurbetçarët tanë, jo vetëm të Zvicrës, por edhe nga Gjermania, Austria, Italia dhe më gjerë, u bë promovimi i librit të xhepit “VERGISS NIEMALS – MOS HARRO KURRË “, gjermanisht- shqip, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, e përkthyer në gjermanisht nga Arlinda(Fadil) Çitaku.

Përveç programit të pasur kulturo – artistik të Ansamblit “VATRA”, të Cyrihut, u promovuan edhe dy filma dokumentarë: ”Kush i vret fëmijët” dhe “ Dëshmitë e Heshtura”, të autorit N. Pllana.

Me pjesëmarrjen e tyre, përveç shumë bashkatdhetarëve tanë na nderuan edhe: Ish Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Dr. Sali Sefa, Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati, bashkëshortja e Heroit të kombit Agim Ramadani, znj. Shukrie Ramdani – zyrtare e lartë e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, znj. Sadete Aliçkaj – e cila enkas kishte ardhur nga New Yorku, për ta shoqëruar bashkëshortin e saj, Prof. Agim Aliçkajn, Prof.dr. Fadil Çitaku, z.Lulzim Krasniqi – Kryetar i Ansamblit“VATRA”, z. Nexhmedin Isufi( ish Kryetar i Ansamblit “VATRA”), luftëtari emblematik i UÇK-së dhe vëllai i dëshmorit të kombit Beqë Gashi, z. Zhujë Gashi – Kryetar i Këshillit të prindërve në Bylah, z. Driton Zeqiraj, Fotoreporteri, z. Burim Kryeziu, aktori dhe regjisori Adem Kicaj bashkë me ARTI TV, shkrimtari dhe gazetari, z. Xhevdet Kallaba, shkrimtari dhe gazetari, z. Rexhep Rifati, anëtarët e Kryesisë së Ligës Shqiptaro – Zvicerane, motra e Heroit të kombit Agim (Bardh) Zeneli, Violetë Zeneli, miq gjermanë e zviceranë, të cilët u shokuan me pamjet e librit dhe përmbajtjen e filmave dokumentarë, me pamje të rënda e tragjike, vrasje, masakrime, dhunime, vrasje të shumta të fëmijëve e grave shtatzëna, dëbime me përmasa antologjike të shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë, sa që jo rrallë herë, nga dhimbja dhe emocionet e shumta nuk përmbaheshin nga lotët që i “tradhëtonin” shpesh.

Kapitull i veçantë i kësaj mbrëmje madhështore ishte programi kulturo – artistik i djemve dhe vajzave të Ansamblit “VATRA” të Cyrihut, të cilët me performansën e tyre të mrekullueshme, përcilleshin me duartrokitje të shpeshta frenetike, e shpeshherë edhe me lot në sy nga të pranishmit në sallë.

Promovimin e udhëhoqi me kompetencë e profesionalizëm, z. Shaban Haliti, të cilin e falënderojmë nga zemra.

Dhe, fare në fund të këtij programi të larmishëm, znj. Kimete Havolli, për t’i nderuar autorët e veprave të cilat i promovuam së bashku, kishte gatuar dhe përgatitur një tortë të madhe në formë libri, duke ia shkruar edhe titullin: “The Terror Of Serbian Occupier Over Albanians”.

Në emrin tim dhe mikut tim të çmuar, z. Agim Aliçkaj, të gjithëve ju falënderohemi nga zemra për pjesëmarrjen dhe kontributin Tuaj të madh me rastin e këtij manifestimi kulturor, edukativ e shkencor, që të vetmin qëllim e kishte mos – harresën e kujtesës historike dhe denoncimin, por edhe dënimin e Serbisë pushtuese e gjakatare për gjenocidin dyshekullor mbi shqiptarët!

Vazhdojmë më tutje…!

(Organizator: Ansambli “ VATRA”, në Bylah – Cyrih)

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …