Autoritetet serbe kanë ndaluar Sadik Durakun nga komuna e Gjakovës nën dyshime për krime lufte

Shkruhet një peticion për lirimin e Sadik Durakut, i arrestuar në Serbi nën akuzën e pjesëmarrjes në UÇK

Peticion për lirimin e Sadik Durakut, i  arrestuar në Serbi nën akuzën e pjesëmarrjes në UÇK. Lironi Sadik Durakun nga burgimi i paligjshëm”. Kjo është thirrja që po bëhet përmes një peticioni  që e ka nisur familja e tij. Sadik Duraku u arrestua të mërkurën nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi,  në pikëkalimin, Batrovci. Sadik Duraku i cili jeton e në Brighton dhe ka nënshtetësi britanike, një gjykatë serbe të premten vonë ia caktoi një muaji paraburgim për dyshimet se “ka kryer krime lufte”. Bija e tij, Suzana Duraku, në peticionin e nisur ka kërkuar ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për lirimin e babait të saj. Ai mbahet me pretendime të rrejshme se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, në vitin 1999, pretendimet e tyre thonë se ka kryer krime lufte gjatë kohës së supozuar në vitin 1999”, shkruhet në peticion, ku thuhet se ai në  vitin 1998 së bashku me familjen kërkonte azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …