SHKUK, gjatë këtij muaji pritet të hapë konkurs për 370 pozita të cilat aktualisht menaxhohen me ushtrues detyre

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës,  gjatë këtij muaji pritet të hapë konkurs për 370 pozita të cilat janë me ushtrues detyre. Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, në një intervistë për KosovaPress, tregoi mbi investimet e bëra gjatë vitit 2024 në SHSKUK dhe efektin e tyre në rritjen e cilësisë së shërbimeve.  Azizi derisa ka folur për hapjen e konkursit për 370 pozita, ai garantoi proces transparent. Drejtori i SHSKUK thotë se në vitin 2024 kanë siguruar 74 për qind të barnave dhe materialeve nga lista esenciale, duke krijuar stabilitet të furnizimit. Gjatë vitit të kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer disa rinovime dhe ka nisur përdorimi i aparaturave të reja. Për këto intervenime, drejtori, Elvir  Azizi thotë se janë duke bërë transformim radikal në shëndetësi.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska, nuk nënshkroi Dekretin lidhur me përdorimin e licencave dygjuhëshe në çerdhet e vendit

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk ka nënshkruar Dekretin që parashikon përdorimin e …