Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar krerët e institucioneve shëndetësore dhe personat e angazhuar në mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave anti-Covid, me të cilët ka diskutuar rreth masave të reja. “Do të propozojmë të mbyllen për një kohë klubet e natës, të reduktohet orari i gastronomisë. Ndërsa do të propozojmë edhe një zgjidhje për dasmat, me shumë kufizime të reja për shkak të rezervimeve të mëhershme që kanë bërë qytetarët tanë”, ka thënë ministri Vitia. Ai u shpreh se, “Arsyeja pse masat kufizuese do të merren në këta sektorë është sepse është evidente që shpërndarja e virusit po vjen nga grumbullimi i madh dhe mos-respektimi i këtyre masave”, ka deklaruar Vitia. Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka njoftuar se nga data 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, deri më 1 shtator, ndërkaq restorantet e kafeteritë do të punojnë deri në orën 22:30. Sipas njoftimit, do të zvogëlohet edhe numri i dasmorëve nëpër dasma, nga 300 sa ishte në 150 dasmorë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …