Shndërrimi paqësor i strukturave çlirimtare dhe mbrojtëse të Kosovës: UÇK-TMK-FSK

Shndërrimi paqësor i strukturave çlirimtare dhe mbrojtëse të Kosovës: UÇK-TMK-FSK

Në verë të vitit  1999, pas çlirimit të Kosovës dhe nënshkrimit  të kapitullimit të Serbisë,  kishte filluar edhe demilitarizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u shndërruar më vonë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, deri në vitin 2000 kur  përfundon edhe transformimi i UÇK-së në TMK. Ky shndërrim ishte paraparë me Marrëveshjen e  Kumanovës të 10 qershorit të vitit 1999 dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ishin pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së, saktësisht Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut.

Komandanti i parë i TMK-së u emërua Gjenerallejtnant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK-ja ishte themeluar në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendit, në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej, por në kushte jo të mira dhe me një buxhet gati qesharak. Më 20 janar 2009, TMK-ja zyrtarisht u shpërbë në FSK. Forca e Sigurisë së Kosovës, fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën. Më 4 mars të vitit 2014 Qeveria e Kosovës mori vendimin që të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, si ushtri e Kosovës, e cila parashihet t’i mbërrijë kapacitetet që të mund të sigurojë integritetin e Kosovës, vendim ky që nuk arriti të finalizohej tash e sa vjet, meqë sipas Planit të Ahtisarit, të cilin e kanë votuar të gjithë deputetët dhe Kuvendit të Kosovës  parashet qe serbët, nëse duan mund ta pengojnë themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Shteti i Kosovës, edhe pse me shumicë shqiptare, është peng i pakicës serbe, të cilën në vazhdimësi e ka manipulura dhe po e manipulon Beogradi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …