Shon Berns: Jakup Krasniqi është një personalitet i besimit dhe përkushtimit për paqe, në Kosovë

Gjatë dëshmisë së tij, në Gjykatën Speciale, në Hagë, Shaun Byrnes, ka rrëfyer  për karakterin dhe kontributin e Jakup Krasniqit në ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit në Kosovë. Byrnes ka thënë me këtë rast se Krasniqi ishte një politikan që jetonte në përputhje me parimet e besës dhe kishte një ndërveprim të frytshëm me të gjithë. Ai e përshkroi Jakup Krasniqin si një person të arsyeshëm dhe të përkushtuar ndaj qëllimeve të përbashkëta gjatë takimeve të tyre, duke  shprehu bindjen se ata kishin kultivuar një besim reciprok nëpërmjet bashkëpunimit të tyre gjatë krizave të ndryshme. Dëshmitari Bërns  theksoi karakterin e fortë dhe përkushtimin e Krasniqit për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë. Ai u përpoq të përfundojë shkëmbimin e robërve të luftës në Likoc më 13 janar 1999, duke demonstruar vullnetin për zgjidhje dhe përfaqësimin  e tij të lartë në debatet e rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …