Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 100 thasë miell dhe 100 pako ushqimore bazike, për familjet në nevojë të komunës së Rahovecit

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e udhëhequr nga hoxha i nderuar Halil Kastrati, ka dhuruar 100 thasë miell dhe 100 pako ushqimore bazike, për familjet në nevojë të komunës së Rahovecit, pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19. Në cilësinë e Kryetarit të Komunës dhe në emër të qytetarëve të komunës së Rahovecit kryetari Latif i ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin, hoxhës Halil Kastrati, po ashtu, ju ka bërë apel bizneseve që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit si dhe donatorëve të ndryshëm potencial, të na përkrahin dhe ndihmojnë për furnizimin e familjeve në nevojë me pako bazike ushqimore dhe higjienike.

Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, qytetarit të zhdukur që nga viti 1998

Pas 27 vjetësh, të premtën u rivarrosën eshtrat e Elhami Tahiragës, një qytetar i pafajshëm, …