Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 200 pako ushqimore dhe higjienike për familjet nevojtare në Komunën e Deçanit.
Me këtë rast kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, e ka falënderuar përzemërsisht shoqatën për kontributin e jashtëzakonshëm dhe mirënjohës për gjithë bamirësit që kontribuan në këto ndihma.