leoni

Shoqata Bamirëse “ Jetimat e Ballkanit” ndau 128 shtëpi, edhe dy malishevas përfitojnë

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, nën udhëheqjen e Halil Kastartit, në Prizren, ndau 128 shtëpi, përfituesit ishin nga mbarë trojet shqiptare, dy shtëpi i përfituan Islam Toplana e Asllan Gashi, nga Kijeva e Komunës së Malishevës. Në këtë ngjarje bamirëse ishte i ftuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha i shoqëruar nga drejtori, Dibran Kastrati dhe dy bashkëqytetarët që u bënë me shtëpi të reja, Islam Toplana e Asllan Gashi, nga Kijeva e Komunës së Malishevës. Me këtë rast, nënkryetari, Hajdin Berisha theksoi. ”Falënderoi, Halil Kastratin dhe gjithë ekipin e tij, si dhe të gjithë ata që po e mbështesin në këtë vepër humane e njerëzore që po bënë në ndërtimin e shtëpive për më të nevojshmit, në gjithë trojet shqiptare, e veçmas e falënderojmë, si institucione komunale për ndihmën që ka dhënë e po jep në vazhdimësi për ndërtimin e shtëpive në Komunën e Malishevës, do ta mbështesim përherë aksionin e tij edhe në të ardhmen, ndërsa përfituesve të shtëpive të reja t’i gëzojnë me familje në gëzime të përhershme”, përfundoi Berisha. Në këtë ngjarje humane të Dhjetë vjetorit(10) të Shoqatës Bamirëse “ Jetimat e Ballkanit u ndanë edhe disa shtëpi për më të nevojshmit dhe u premtua se nuk do të ndalën, por do të vazhdojnë edhe më shumë në përmirësimin e kushteve sociale të banimit për bashkëkombësit e vetë, ku do që janë dhe kanë nevojë, ku deri më tash, Shoqata Bamirëse “ Jetimat e Ballkanit, kishte ndërtuar mbi 800 shtëpi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …