Shoqata “Çamëria” ka reaguar në lidhje me dekorimin e ambasadorës greke në Tiranë Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” nga kryetari Meta. Në deklaratë thuhet se ambasadorja greke ka kërkuar heqjen e pllakës së Çamërisë nga sheshi Skënderbej. “Nuk i dimë meritat e kësaj kalorseje të Skënderbeut, kur dhjetra pleqë Çam kthehen në kufi e u grisen pasaportat Shqiptare, sepse kanë të shënuar vendlindjen e tyre Filat, Margëlliç, Paramithi, Arpic, Volë, Pargë, Artë, Gumenic, Janinë, Prevezë, etj. Presidenti i cili shpesh i referohet figurave historike, duhet të dijë mirë të bëjë dallimin mes Mic Sokolit e Esat Toptanit, e të tërheqë me urgjencë një titull i cili po shpërdorohet, sepse nuk ka asnjë arsye ti jepet këtij individi. Si përfaqësues i Unitetit të Kombit, do ti duhej që përpara se të shpërndante titujt tek kjo kategori individesh, ti referohej historisë shqiptare e të kishte ndjeshmërinë e vuajtjeve dhe persekutimit të komunitetit të shqiptarëve të Çamerisë, sepse nuk vlen të duash veç malet e pyjet, po mbi të gjitha lipset të respektosh shqiptarët e të sillesh me dinjitet e reciprocitet në raport me fqinjin”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …