SHOQATA E BLETARËVE MALISHEVAS ,,MËMA’’, MBËSHTETET NGA UNIONI EVROPIAN PËR BLETARI

Shoqata e Bletarëve ,, Mëma” në Malishevë, ka mbajtur punëtorinë me temën:  Shëndeti i bletarëve dhe mbrojtja nga sëmundjet ,,Pesta amerikane dhe ajo evropiane”.  Për këtë  temë referuan, dy ekspert gjerman. Në këtë punëtori  interesimi për pjesëmarrje i bletarëve ishte i kënaqshëm, pasi kjo veprimtari prodhuese në territorin  e Malishevës ka shënuar zhvillim, ku sipas Kryetarit të Shoqatës së Bletarëve ,,Mëma “ Salih Bytyçit, me këtë degë bujqësore merren 180 anëtarë.

Bytyçi theksoi ,,Interesimi i bletarëve ishte i jashtëzakonshëm, prandaj, për këtë çështje do të mbahen punëtori dhe trajnime, për një ekip vendor të bletarëve i cili do të merret me punët në terren, me secilin bletar, që t’u ndihmohet në dhënien e njohurive elementare për eliminimin e kësaj sëmundje” përfundoi Bytyçi. Kurse në të ardhmen e afërt do të mbahen trajnime e punëtori me bletarët malishevas, të cilat do të  mbështeten nga Unioni Evropian për bletari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …