Kuvendi mblidhet sot për të votuar projektligjet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Shoqata e dala nga lufta kanë thënë se ushtria duhet të formohet

Shoqatat e dala nga lufta çlirimtare kanë kërkuar nga institucionet më të larta të vendit që ta formojnë Ushtrinë e Kosovës sepse nuk ka shtet të pavarur pa ushtrinë e tij, andaj edhe Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj. Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë përcjellë më vëmendje të gjithë ecurinë e zhvillimeve politike në Kosovës, sidomos ato ecuri që kanë të bëjë me luftën dhe Ushtrinë e Kosovës. Andaj, publikisht Ju bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës, që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur për formimin dhe ligjësimin e Ushtrisë së Kosovës. Ushtria e Kosovës është njëri nga faktorët më të rëndësishëm të pavarësisë së saj, por edhe faktori themelore i ruajtjes dhe mbrojtjes së lirisë së Kosovës. Ushtria e Kosovës është gurë themeli i sigurisë së saj, i mbrojtjes së saj, si dhe i garantimit të pavarësisë së Kosovës, thuhet në komunikatën e shoqatave të dala nga lufta çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …