Shoqata e Gastronomëve kundërshton masat e reja ndaj pandemisë si dhe dënimet e punëtorëve gjatë kthimit nga puna

Shoqata e Gastronomëve kundërshton masat e reja ndaj pandemisë si dhe dënimet e punëtorëve gjatë kthimit nga puna

Shoqata e Gastronomëve kundërshton masat e reja anti-Covid, pasi sipas tyre dëmet ekonomike do të përkeqësohen edhe më shumë. Ata madje thonë se kufizimi i punës së këtij sektori deri në orën 19:00, po i detyron bizneset të mbyllin lokalet edhe më herët në mënyrë që të mos ketë dënime për punëtorët. Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomisë, Arian Vranica, thekson se masat e reja janë të dëmshme për faktin se afarizmi në sektorin e gastronomisë qarkullon më së shumti në mbrëmje. Ai shton se në bazë të këtyre masave, janë detyruar që lokalet t’i mbyllin edhe më herët për shkak të orës policore. Problematik kryesore Vranica po e konsideron dënimin që punëtorët e gastronomisë po hasin gjatë udhëtimit nga puna për në shtëpi, për çka thekson se qeveria duhet të gjejë zgjidhje edhe për transportin publik./kp/

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …