Ruzhdi Kurtishaj nga Shoqata e Transportit Rrugor, ka kërkuar nga Qeveria lehtësim të masave për transportin rrugor. Ai ka thënë se ka marrë ankesa nga shumë kompani që në rast se nuk fillon puna e kompanive të tyre të protestojnë, meqë humbjet në këtë sektor janë shumë të mëdha. Kurtishaj ka thënë se vetëm në transportin me autobusë janë rreth 10 mijë të punësuar, ndërsa dëmet janë miliona euro. Nuk e di se si do të rrjedh kjo, shpresoj që kjo të mos ndodhë dhe shpresoj që pas datën 20 maj të lejohet transporti ndërurban”, tha Kurtishaj. Duke folur për humbjet ai tha se të gjitha kompanitë kanë pësuar sepse mjetet e tyre i kanë investuar në autobusë dhe riparime. Ai ka thënë se ndonëse dëmet janë milionëshe nuk e kanë ende ndonjë datë se kur do të mund të rifillojnë punën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …