Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përshëndet zgjedhjet e qeta, korekte dhe demokratike me fjalët:
URIME REPUBLIKA E KOSOVËS
Urime fitoren e pestë rinia e Kosovës
1. 1981 – Pranvera studentore;
2. 1989 – Studentët dhe Profesorët e UP;
3. 1991 – Referendumi dhe pajtimi i gjaqeve në emër të rinisë së Kosovës;
4. 1997 – UÇK të gjithë të rinj nga mosha;
5. 2021 – Institucionet e reja dhe ndryshimet e para nga lëvizja e rinisë së Kosovës, për sundimin e drejtësisë, stabilitetit, garancës në sëndërtimin e shtetit ligjor dhe funkcional;
- Sot në Kosovë fitoi dhe u realizua dëshira e flaktë e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhoshit;
- Sot në Kosovë fitoi mosha e rinisë së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës;
- Sot në Kosovë u materijalizua qëllimi i LPK-së të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut
- Sot në Kosovë fitoi Filozofia politike e Mr. Ukshin Hotit;
- Sot në Kosovë fitoi arsyeja e burgut të Bacit Adem Demaçi;
- Sot në Kosovë fitoi rinia e arsimuar e brezit të ri nga familjet e dëshmorëve dhe hero të Kosovës;
- Sot në Kosovë vendosi për fatin e vet, vet ardhmëria e Kosovës;
- Sot në Kosovë fitoi gëzimi i shqiptarëve të Shqipërisë, të Maqedonisë sëveriut, të Kosovës Lindore, të malit të Zi, të Çamërisë dhe mbar diasporës;
- Sot në Kosovë lindi shpresa dhe vetbesimi tek mbarë rinia shqiptare për Nëntorin e Tretë.
Mbetemi me shpresë që brezi i ri do të lënë anash ndasitë ideologjike, por do të zotohen në ndërtimin e institucioneve të shëndosha dhe të përbashkëta me interes kombëtar, duke ndërtuar shtetin dhe duke realizuar aspiratat e kahershme si amanet i dëshmorëve të këtij kombi.
Me respekt,
SHVL UÇK
Kryetar
Daim Hiseni