Shoqata, “Familja dhe Shpresa” nga Klina fton qytetarët e Kosovës që t’i përgjigjen nismës së shoqatave të veteranëve të luftës për peticion me kërkesë drejtuar Kuvendit të Kosovës për plotësimin e ligjit selektiv dhe diskriminues të gjykatës speciale në mënyrë që të mundësohet që në Hagë të dalin para drejtësisë vrasësit serbë që kanë kryer krime lufte kundër civilëve shqiptarë të Kosovës “Ky ligj duhet që të plotësohet patjetër. I ftojmë dhe shpresojmë se qytetarët do t’i përgjigjen masovikisht këtij peticioni. I ftojmë dhe shpresojmë se parlamentarët e të gjitha partive shqiptare të Kosovës më në fund do të vetëdijesohen e të marrin guximin e ta plotësojnë këtë ligj. Shpresojmë se Parlamenti i Kosovës do të pamundësojë amnistimin e kriminelëve serbë që ende gjenden të lirë atje në Serbi të mbrojtur nga shteti Serb i udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç dhe partia e tij”, ka delaruar përfaqësuesja e shoqatës, « Familja dhe Shpresa », Zana Bytyçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …