Shoqata “Gratë e Dëshmorëve” ka bërë vizitë njëditore tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz, Gllogjan dhe Landovicë. Drejtuesja e kësaj shoqatës, Xhyhere Vezaj – Maqkaj e cila është edhe bashkëshortja e dëshmorit të kombit, Selver Maqkaj ka thënë se qëllimi i kësaj vizite ishte për t’i nderuar dëshmorët e rënë për liri dhe për t’ju thënë Lavdi. Ajo ka theksuar se ne jemi gjallë falë gjakut të tyre dhe jetojmë me shumë dhimbje për ju. Vezaj – Maqkaj ka shtuar se është hera e parë për disa gra të dëshmorëve që bëjnë vizitë në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan e Prekaz.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …