Shoqata humanitare e të verbërve “sytë kërkojnë dritë” shpërndan pako ushqimore

Për nderë të festës së Kurban Bajramit, Shoqata Humanitare “sytë kërkojnë dritë”, me seli në Lucern të Zvicrës, ka shpërndarë 20 pako ushqimore me rastin e festës së Kurban Bajramit, në komunën e Suharekës.  Prezentë në shpërndarje të pakove ka qenë edhe Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila e ka falënderuar këtë shoqatë që po i gëzon këto familje në këto ditë feste. Pakoja përmban gjëra ushqimore me vlerë të konsiderueshme për festën e Kurban Bajramit.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …