leoni

Shoqata humanitare gjermane “Malteser” dhuroi ndihma për Institutin Special në Shtime

Instituti Special në Shtime, ka pranuar një donacion nga Shoqata Humanitare Gjermane “Malteser”. Përfaqësuesi i shoqatës “Malteser”, Bernhard Serwuschok, në bashkëpunimin me veprimtarin nga Kosova, Hetem Misini, kanë dhuruar një kontingjent me ndihma në veshmbathje, ushqime, inventar dhe artikuj higjenik, si dhe pajisje për personat me aftësi të kufizuara për rezidentët e Institutit Special në Shtime. Shpërndarja e këtij donacioni është mundësuar edhe nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Nëna Tereze”. Humanisti nga shoqata “Malteser” Serwuschok dhe bashkatdhetari, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Misini do të vizitojnë edhe institucione tjera, dhe kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë me kontingjente tjera ndihmash në të ardhmen.

Shoqata “Malteser” edhe vitin e kaluar ka dhuruar një kontingjent të ngjashëm me ndihma për “Shtëpinë e Pleqve” në Prishtinë dhe për Institutin Special në Shtime.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …