Shoqata humanitare “ Nëna Terezë” me seli në Ichenhausen të Gjermanisë ndihmon qytetarët e Junikut

Shoqata humanitare “ Nëna Terezë” me seli në Ichenhausen të Gjermanisë ka dorëzuar në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të komunës së Junikut shumën prej 2000 euro dhe 20 pako me veshmbathje.

Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi dhe Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale z. Ilir Gacaferi falënderuan kryetarin e shoqatës “Nena Terezë” z.Ismet Muçaj për ndihmën e ofruar për familjet me nevojë në komunën e Junikut.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale ka formuar komisionin e përbërë nga tre anëtare: Gezim Geci, nga komuna e Junikut dhe Behar Fetaj dhe Fatmir Miroci nga QPS- Junik, të cilët kanë përzgjedhur 20 familje skamnore nga të gjitha lagjet e Junikut për ti ndihmuar me nga 100 euro dhe pako me veshmbathje qe sadopak t’ju zbusin gjendjen e vështire ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …