Shoqata “Kosova për Sanxhakun” me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës mbanë Simpoziumin” “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”. Simpoziumi do të mbahet më 8 shtator duke filluar në ora 9.00 , në dy sesione, të para ditës dhe pas ditës, i cili do të mbahet në Institutin Albanologjik në Prishtinë. Simpozium: Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, synon të prezantoj gjendjen e këngës epike sot dhe në të kaluarën. Hulumtuesit do të referojnë hulumtimet e tyre për pasardhësit e lahutarëve të njohur Avdo Megjedoviq, Salih Uglla (Uglanin), dhe të tjerëve.
Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhitën ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Nuk janë të panjohura këngët e kreshnikëve të cilat u kënduan jo vetëm te Shqiptarët por që u bartën edhe te boshnjakët. Në përhapjen e këngëve epike, te Boshnjakët ndikuan lahutarët e Sanxhakut siç ishin Avdo Megjedoviq, Salih Uglla (Uglanin), Murat agë Kurtagaj (Kurtagić), Husë Qorri Husoviq (Ćor Huso Husović), Ashir Qorraj (Ćorović), Kasum Rebronja, Xhemajl Arnauti (Arnautoviq), Ibro Musiqi, Xhyl Bahu (Bahović) etj. Në Amerikë, në Universitetin e Harvardit, Milman Parry ka koleksionin e vet me këngë të viteve ’30, kryesisht të letërsisë gojore të traditës myslimane-boshnjake dhe shqiptare.