leoni

Shoqata “Kosova-Shkupi”, vizituan Malishevën dhe u pritën nga kryetari Begaj

Në Malishevë, po qëndron një delegacion i zgjeruar i shoqatës kulturore shqiptare “Kosova-Shkupi”, nga Bursa, të prirë nga kryetari i shoqatës Bajram Këlëq, të cilët janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa në takim ishte prezent edhe zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Vesel Krasniqi. Në këtë takim, pasi ju dëshiroj mirëseardhje, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka informuar përfaqësuesit e shoqatës, me Malishevën nga formimi i saj e deri më sot, për kontributin e Malishevës në luftën e fundit, si dhe për të arriturat dhe zhvillimin e Malishevës. Më pas, kryetari Begaj, duke folur për bashkëpunimin e mirë me shoqatën kulturore shqiptare “Kosova-Shkupi” nga Bursa, e vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm, pasi përmes këtij bashkëpunimi krahas zhvillimit të aktiviteteve kulturore, janë krijuar edhe lidhje miqësore me komunat në Turqi, deri në vëllazërimin me Komunën e Orhangasit. Edhe kryetari i shoqatës kulturore të shqiptarëve “Kosova-Shkupi” nga Bursa, Bajram Këlëq, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për bashkëpunimin  e deritanishëm dhe për gatishmërinë e Komunës së Malishevës, për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen, përmes aktiviteteve të ndryshme. Këlëq, gjithashtu njoftoi edhe për aktivitetet që po zhvillon shoqata, me shqiptarët në Turqi, si dhe për aktivitetet që janë duke zhvilluar në të gjitha trojet shqiptare, e sidomos në Kosovë, për forcimin e lidhjeve të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …