Sot, Shoqata Kulturore Sportive “ANADRINI” në Eferding të Austrisë, në bashkëpunim me bizneset shqiptare atje, ka dhuruar 4,500 euro donacion për blerjen e druve për familjet që janë në gjendje të rëndë sociale. Pjesë organizative e këtij aksioni të madh humanitar janë edhe bizneset shqiptare në Eferding, ndaj të cilëve kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka shprehur falënderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën dhe bashkëpunimin. Po ashtu, falënderoj edhe kryetarin e shoqatës “ANADRINI”, z. Sherif Hajredini, për këtë nismë, kryesinë e shoqatës dhe përfaqësuesin e saj, z. Agim Berisha, që sot dorëzoi këtë donacion! Qofshi faqebardhë, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.