Shoqata Humanitare “Loti Jetimit”, me seli në Essen-Gjermani, ka ndihmuar familjet me jetimë dhe ato skamnore, duke u shpërndarë nga 50 kg Miell, 28 familjeve të komunitetit ashkali dhe rom, në komunën e Shtimes.
Kjo ndihmë u është ofruar familjeve në Shtime dhe 14 familjeve në fshatin Gjyrkovc, Vojnovc dhe Davidovc. Ndihma është ndarë drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e Shoqatës, Dalip Haliti dhe Jakup Haliti, në bashkëpunim me Kryesuesin e Komitetit për Komunitete, Rrahman Kadrija, përfaqsuesit e OJQ-së “Jehona Rinore e Shtimes” dhe ZKKK.
Kjo shoqatë ka ndihmuar edhe më herët familjet skamnore të komunës së Shtimes.