Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar një varg aktivitetesh në nderim të viktimave të 11 shtatorit në ShBA. Mëngjesin e së shtunës është bërë ndezja e qirinjve para Obeliskut në oborrin e Qeverisë. Më pas në ora 11:00 bëhet ulja e flamurit në gjysmë shtizë nga ana e Gardës së Nderit të Policisë së Kosovës dhe ndezja e qirinjve te shtatorja e e ish-presidentit, Bill Clinton, në sheshin që mban emrin e tij. Kurse nga ora 13:00 mbahet ekspozitë me fotografi në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës. Sulmi ndaj Kullave Binjake ishte kryer më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes të organizatës vrastare, Al-Kaida. Në sulmin e 11 Shtatorit humbën jetën rreth 3 000 persona.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …