Shoqata “Miqtë e Amerikës”, shënon Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, shënon Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Me organizime simbolike, shoqata “Miqtë e Amerikës”, kanë shënuar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pranë bulevardit “Bill Clinton”, të shtunën pjesëtarë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinës, kanë ngritur flamurin në shtizë, për të falënderuar Amerikën për ndihmën e dhënë gjatë këtyre viteve. Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi tha se në përvjetorin e 244 të pavarësisë së ShBA-ve me veprimeve simbolike po shënojnë këtë 4 korrik, për të treguar respektin ndaj tyre, të cilët edhe më tutje përkrahin popullin e Kosovës. Rexhepi ndër të tjera tha se institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente në ruajtjen e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Avdyl Pacolli tha se ky organizim është shumë i rëndësishëm, për shkak se sipas tij, falë ShBA-ve dhe UÇK-së, sot Kosova gëzon lirinë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …