Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Deçan, reaguan kundër sulmit mbi Shtëpinë e Hysen Gërvallës

Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Deçan, reaguan kundër sulmit mbi Shtëpinë e Hysen Gërvallës

Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, dega në  Deçan, reagojnë ndaj rastit i  cili ndodhi   pas mesnatës së ditës së shtunë më 15. 9. 2018, në fshatin Dubovik të Deçanit, konkretisht në familjen Gërvalla. Është për të ardhur keq se si ndodh një rast qyqar pas mesnatës të sulmohet me armë  automatike  shtëpia e veprimtarit të Çështjes Kombëtare vëllait të Heronjve të Kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla z.Hysen Gërvalla .

,,Baca Hysen tregon se në ato moment  fati i mirë që ka qenë në gjumë dhe në shtëpi isha vetëm unë dhe  bashkëshortja e ime .Jam tepër i shqetësuar për ketë rast unë tashmë jam në moshë dhe askujt as një të keqe në jetë nuk ja kemi bërë gjeneratë pas gjenerate ne si familje .Tërë jetën ja kushtuam vendit dhe kontribuam për të mirën e këtij vendi e të sulmohet shtëpia ime nuk po mundem as me besue thotë baca Hysen, gjatë vizitës  në familjen Gërvalla.

Ne si Shoqata të dala nga Lufta e UÇK-së  konsiderojmë se nga ky sulm nuk është prekur vetëm familja e shenjët Gërvalla, por 50 mijë banorë të Komunës së  Deçanit janë prekur  nga mbeturinat  e Serbisë , andaj kërkojmë nga policia dhe organet e rendit që sa më parë të zbardhët ky rast i cili nuk i banë nder as Deçanit, por as gjithë Kosovës ,të sulmohet me armë automatike një familje e shenjët siç është familja Gërvalla në mes të natës   kryesit e kësaj vepre të nxirën para drejtësisë dhe të marin dënimin e merituar.

Kolonel, Abdyl Mushkolaj

 OVL- UÇK –Deçan

16 shtator  2018

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …