Shoqëria civile dhe opozita alarmojnë për zgjatjen e mandatit të ushtruesve të detyrës në administratën publike

Shoqëria civile dhe opozita kanë ngritur shqetësime lidhur me vazhdimin e mbajtjes së pozitave drejtuese me ushtrues detyrash në administratën publike, përtej afatit ligjor të përcaktuar. Iniciativa CorrWatch ka raportuar se, që nga 26 shtatori 2024, pozitave me ushtrues detyre u ka skaduar mandati sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë. Sipas këtij ligji, mandati i ushtruesit të detyrës nuk duhet të kalojë 1 vit, përfshirë edhe zgjatjen 6+6 muaj. 8 ministri dhe 29 agjenci ekzekutive po vazhdojnë të funksionojnë me ushtrues detyre, edhe pse këto pozita kanë kaluar afatin ligjor. Organizata ka paralajmëruar se vendimet e marra nga këta ushtrues të detyrës mund të sjellin pasoja juridike, për shkak të mungesës së titullit legal.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …