Shoqëria e Avokatëve dorëzon në Gjykatë Kushtetuese kërkesën e përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë

Shoqëria e Avokatëve dorëzon në Gjykatë Kushtetuese kërkesën e përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë

Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm”, ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese një kërkesë në emër të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, i shkarkuar tashmë nga  Ministria e Drejtësisë, për mos përmbajtje të ligjit gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore.  Përfaqësuesi i Shoqërisë së Avokatëve, avokati Yll Zekaj tha se kërkesa është kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e Mulhaxhës, dhe se ky vendim është më shumë politik se sa ligjor. Ai tha se i shkarkuari Mulhaxha ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Komerciale të Kosovës dhe kjo ka qenë arsyeja e Ministrisë për të shkarkuar të njëjtin. Avokati Zekaj shtoi se gjatë procesit disiplinorë të përmbaruesit privat Mulhaxha kanë intervenuar nga Ministria e Drejtësisë për mos shkelje të ligjit dhe të njëjtin në fund kanë marrë vendim për të shkarkuar Mulhaxhën. (KP)

Kontrolloni gjithashtu

Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave

Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …