leoni

Shoqëria Kulturore Artistike “ Bajram Shabani” nga Kumanova fituese e edicionit të XXIX me radhë të Festivalit “Kaçaniku 2017”

Festivali mbarëkombëtarë i Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore Artistike “ Kaçaniku 2017”, edhe këtë vit ka sjellë në Kaçanik shumë Shoqëri e Ansamble Kulturore nga mbarë trojet shqiptare. Hapjen e festivalit, e bëri Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, i cili tha se ky aktivitet tashmë çdo vit po organizohet për nderë të ditës së çlirimit. Drejtori uroi të pranishmit dhe mysafirët të kalojnë qaste të paharruara në këtë festival. Këtë vit morën pjesë: Shoqëria Kulturore Artistike “ Jonuz Ramadani” nga Smira, Shoqëria Kulturore Artistike “ Bajram Shabani” Kumanovë, Shoqëria Kulturoe Artistike “ Shpresa Veleshtë” Strugë dhe Qendra Kulturore “Xhavit Haziri” Obiliq. Ndërsa për herë të parë, nikoqire e festivalit, ishte Qendra Kulturore “Kaçaniku” nga Kaçaniku e cila për mysafirët prezantoi program të pasur kulturo artistik, me artistë, valltarë e orkestër të kompletuar. Juria e nderuar në përbërje të : Profesorit të nderuar Sami Piraj, Profesori dhe koreografi i njohur Dilaver Kryeziu si dhe profesori kaçanikas Ruzhdi Gjini vendosi që vendin e parë t’ia jap Shoqërisë Kulturore Artistike “Bajram Shabani “ nga Kumanova, vendin e dytë e mori Shoqëria Kulturore Artistike “ Jonuz Ramadani” nga Smira, kurse vendin e tretë e mori Shoqëria Kultuore Artistike “ Shpresa Veleshtë” Struga. Festivali “Kaçaniku 2017” është organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, për nderë të festës së çlirimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …