leoni

Shoqeria Levizja

Shoqëria Lëvizja ka ftuar veprimtarët e LPK-së, UÇK-së, UÇPMB-së dhe LKÇK-së të vizitojnë bashkërisht Shtëpinë Muze të LSHP-së

Shoqëria Lëvizja ka ftuar tyë gjithë drejtuesit dhe veprimtarët e Lëvizes Popullore të Kosovës, pjesëtarët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe Bujanovc që më 10 qershor ta vizitojnë bashkërisht Shtëpinë Muze të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ju ftojmë që të dielën më 10 qershor, ta vizitojmë bashkërisht Shtëpinë Muze të Lidhjes Shqiptare në Kryeqytetin Historik të Shqipërisë, në Prizren, dhe t’i kujtojmë e nderojmë themeluesit, drejtuesit dhe dëshmorët e panumërt të BESËLIDHJES që ranë në altarin e Mëmëdheut tonë, Shqipërisë. Takimi te Shtëpia Muze e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në orën 10 e 30! Në këtë ditë do të ketë edhe shumë veprimtari tjera në Kryeqytetin Historik të Shqipërisë, thuhet në mes tjerash në njoftimin e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe ish të burgosurit politik, Xhevat Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …