U mbajt seanca në vazhdimin e mbledhjes së parë të jashtëzakonshme për vitin 2019 të cilën e drejtoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Rrahim Morina. Kjo seancë vazhdoi me pikat e miratuar më parë dhe arriti që me shumicë votash ta formoi Komisionin për shpalljen e zgjedhjeve për kryetarë të fshatrave, prej (11), njëmbëdhjetë anëtarësh. Komisioni përbëhet prej : Tre anëtarë të NISMA-s, tre PDK, 2 LVV, një LDK, një anëtarë nga zyra e kryetarit dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal. Afati i procesit zgjedhor do të filloi më, 18.03.2019 dhe do të përfundoi më 30.06 2019. Kuvendi, në këtë seancë debatoi edhe për Deklaratën e paraqitur nga Këshilltarja, Hidajtet Mazreku, që ka të bëjë më përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri, në veçanti për Komunën e Malishevës, deklaratë që u kërkua nga Këshilltarët e të gjitha subjekteve të plotësohet dhe më pas të rekomandohet për miratim për Kuvend.