Shpallet Konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë në gjimnazin “Kuvendi i Junikut”, në Junik për vitin shkollor 2020/2021

Drejtoria për Arsim, Kultur, Rini dhe Sport në komunën e Junikut duke u bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ Nr.22/2013, numrin maksimat të nxënësve për klasë dhe në pajtim me Udhëzimet dhe standardet e përgjithshme të shpallura nga MASHT-t shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (10) në gjimnazin “Kuvendi i Junikut” në Junik për vitin shkollor 2020/2021.

Gjmnazi “Kuvendi i Junikut” ofron mundësin e regjistrimit në këto drejtime:

  • Shkenca Natyrore

  • Shkenca Shoqërore-Gjuhësore

  • Hotelieri dhe Turizëm

Nxënësit duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme për regjistrimin bazuar në kriteret e konkursit, paraqitja e dokumenteve bëhet nga data 17-21 Gusht nga ora 08:00-16:00, në lokalet e gjimnazit “Kuvendi i Junikut”, kurse rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen më datë 28.08.2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …