Shpallet një muaj paraburgim për Bogdan Mitroviqin, i dyshuar për krime lufte në fshatin Sopi të Theranndës

Shpallet një muaj paraburgim për Bogdan Mitroviqin, i dyshuar për krime lufte në fshatin Sopi të Theranndës

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për t’ia caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Bogdan Mitroviqin, i dyshuar për krime lufte në fshatin Sopi. I pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale krime lufte kundër popullsisë civile sepse me datën 02.04.1999, në fshatin Sopi ishin vrarë 32 persona civil të paarmatosur, nga ana e forcave të armatosura serbe e ndër ta ishte edhe i pandehuri i lart përmendur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren. Pasi që ai është me nënshtetësi të Kosovës dhe Serbisë dhe nuk ka vendbanim apo vendqëndrim të sigurt në Kosovë, Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit. Javë më parë kjo gjykatë ka caktuar paraburgim edhe për Agim Sahitajn, nga Sopia, i cili gjatë luftës duke qenë milic i MUP-it të Serbisë dhe dushohet  ka kryer krime lufte në fshatin e tij kundër bashkëvendësve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …