Me një vit e më shumë vonesë, më në fund u publikua edhe Raporti i Komisionit Qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Sipas të dhënave të këtij Komisioni del se Kosova ka 46.230 veteranë luftëtarë. Zona operative që ka shënuar më së shumti veteranë është ajo e Dukagjinit me mbi 15 mijë dhe ajo e Llapit me mbi 4 mijë. Qeveria e ka miratuar këtë raport, dhe është shprehur e befasuar me numrin e lartë të veteranëve. “Numri tejkalon të gjitha parashikimet, tejkalon edhe qëndrueshmërinë buxhetore, por është një çështje për të cilën ne do të bisedojmë më tutje”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa. Edhe kryetari i OVLUÇK-së, Smajl Elezi, është i vetëdijshëm se numri i veteranëve është i fryrë, por sipas tij veteranët nuk do të lejojnë uljen e pagave për shkak të dyfishimit të numrit. Dy vjet më parë me qëllim të përfitimit të votuesve, Qeveria e Kosovës kishte shpallur “konkurs” për veteranë dhe kategori të tjera luftës duke bërë ftesë që të aplikonin të gjithë qytetarët e vendit e më gjerë, të cilin kishin dhënë qoftë edhe një kilogram patate çlirimin e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …