Të dashur prizrenas,
Një nga projektet tona kryesore është që ta bëjmë Prizrenin qytet me zonën më të madhe për këmbësorë në Kosovë dhe në rajon.
Këtë do të bëjmë me funksionalizimin e Tranzitit të Ri, me ndërtimin e tunelit nga Dardania në rrugën Prevallë, me orientimin e trafikut nga Tabakhane në drejtim të rrethit të Skenderbeut dhe në vazhdim deri tek rrethi i Bazhdarhanes.
Me këto tri projekte do të mundësohet mbyllja e rrugës për vetura nga objekti i Administratës Komunale deri tek Shtëpia e Bardhë. Këto projekte do të mundësojnë krijimin e hapësirave për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe rigjenerimin e qendrës historike të Prizrenit.
Sheshi i Bazhdarhanes do të lidhet me sheshin e Komandant Drinit, me rrugën Adem Jashari, deri tek Sheshi i Lidhjes e Shatërvani. Pas këtij riorganizimi, mbrapa Shtëpisë së Bardhë do të ndërtohet parking nëntokësor me 500 parkingje. Ndërsa mbi parkingun do të bëhet Sheshi i Bazhdarhanes.
Ky projekt do të transformojë Prizrenin në një qytet modern, duke mbrojtur vlerat kulturore dhe historike të qytetit tonë.
Me këto projekte, Prizreni do të ketë:
• Sheshin e Bazhdarhanes – shesh modern me hapësirë mbi 10,000 m2
• Zonën më të madhe për këmbësorë në rajon, me hapësirë mbi 20,000m2
• Shtigje për çiklizëm në gjatësi prej 15 km
• 500 parkingje nëntokësore dhe 200 parkingje rreth qendrës historike
• Kthim të kalldrëmit në qytet
• Ruajtje të trashëgimisë kulturore
• Zhvillim të turizmit dhe zhvillim ekonomik
• Riorientim të trafikut dhe qasja e këmbësorëve në qytet
• Kthimi i qytetit tek qytetarët
Të bashkëngjitur gjeni edhe linkun e videos që mund ta shkarkoni: https://we.tl/t- Qpt8ZG8hMR