Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, iniciuesi i debatit në debatin për demarkacionin, ka thënë se Kufiri i Kosovës me Malin e Zi duhet të jetë ai që kishte Serbia me Malin e Zi sa ishin në ish-Jugosllavi. “Ka pasur kufij mes njësive federale të ish-Jugosllavisë se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi identifikohet me kufirin që ka pasur Serbia si republikë me Malin e Zi”, ka thënë Bulliqi. “Kufijtë natyror gjeografik janë kufij që nuk kanë nxitur asnjë konflikt, çdo kund ku janë bërë forma tjera të kufijve kanë nxitur konfliktet”, ka thënë veç të tjerash deputeti i LDK-së që ka kundërshtuar marrëveshjen e tanishme të demarkacionit me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …