Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Qeveriar për shënjimin e kufirit me Malin e Zi ka konfirmuar për mediet se ky shtet fqinj njëanshëm i kontrollon edhe tetë mijë hektarët e territorit të Kosovës që iu kanë dhënë nëpërmjet Marrëveshjes së firmosur nga Qeveria e mandatit të shkuar, dokument që nuk ka kaluar procedurat kushtetuese për të hyrë në fuqi. Prishtina zyrtare është duke e toleruar këtë realitet që është në terren. Dëshmitarë të zbatimit në praktikë të dokumentit që nuk e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare, janë edhe anëtarët e rinj të Komisionit shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror. Një ditë më parë ata ishin në terren, në kuadër të procesit të verifikimit të vijës kufitare. Ata kanë parë se si autoritetet malazeze ushtrojnë kontroll mbi territorin që pretendohet se i takon Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …