Deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjeografi i njohur, Shpejtim Bulliqi, ka paralajmëruar se se vështirësi edhe më të mëdha do të dalin në sipërfaqe kur të vie radha që Kosova e Serbia të demarkojnë kufirin. Ai a përmendur një dokument të cilin e ka siguruar nga një banor i Karaçevës, e në të cilën flitet për qindra ngastra kadastrale për të cilat ka dokumentacion edhe Serbia. “Problemi me Serbinë është dublifikimi i kadastrave. Serbia ka dokumentet për ato ngastra dhe Kosova ka dokumente për ato ngastra. Tash do të shohim se cili është më i fortë. Por ne gjithnjë kemi humbur”, ka thënë Bulliqi. “E kemi shembullin me Maqedoninë në Debellde, dhe tash me Malin e Zi”, ka thënë tutje Bulliqi duke ripërsëritur se gabimi është bërë qysh në fillim kur kadastra është marrë si shembull për të demarkuar kufirin ka qenë gabim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …